Këngëtari rrëfen marrëdhënien me Wanda Narën
Ditët e fundit është përfolur shumë në rrjet për ndarjen e çiftit të famshëm, Icardi-t dhe Wanda Nara-s.
Ndërkohë është aluduar se këngëtari i njohur italian, Eros Ramazzotti është përfshirë në krizën martesore mes modeles argjentinase dhe Mauro Icardi-t.
Lart e poshtë po thuhet se Wanda dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker kanë pasur afrimitet mes tyre.
Artisti duket se nuk ka duruar më dhe ka dhënë një reagim në lidhje me këtë version të historisë duke sqaruar opinionin publik se mes tyre nuk ka pasur asgjë.
“Edhe një herë e gjej veten të detyruar të mohoj disa thashetheme joreale në lidhje me jetën time private. Unë kam një njohje me Wanda Narën që ka zgjatur për rreth një dekadë. Për një periudhë kohe ne gjithashtu ishim në të njëjtën palestër në Milano, në zonën e San Siro.
Ajo ishte dhe është një fanse e imja dhe ka një vlerësim dhe respekt të madh mes nesh. Ndaj u ndjeva i detyruar ditët e fundit të shpreh solidaritetin tim në këtë moment të dhimbshëm dhe kompleks të jetës së saj. Insinuatat që qarkullojnë në rrjet dhe në disa gazeta në lidhje me marrëdhënien time me zonjën Nara janë totalisht të pabaza, por edhe të pahijshme dhe të pavend ” , tha Eros Ramazzotti.
Nga ana tjetër, Wanda nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë të këngëtarit.