Këngëtarit të njohur i merret patentë shoferi, kjo është arsyeja
03 gusht 2024
| 09:41
Justin Timberlaket iu është pezulluar patentë shoferi në New York pasi u deklarua i pafajshëm për akuzën se po voziste në gjendje të dehur.
Ai ishte arrestuar më 18 qershor pasi kaloi një shenjë stopi dhe nuk mundi të qëndronte në anën e djathtë të rrugës.
Gjykatësi në rastin e tij ia pezulloi patentë shoferin për një periudhë të pacaktuar.
Avokati i Timberlake pati mohuar se këngëtari ishte nën influencën e ndonjë substance dhe kishte thënë se akuzat duhet të hidheshin poshtë.
Në akuzën ndaj tij thuhet se kur policët e ndaluan, nga ai vinte era alkool.
“Piva një martini”, supozohet se i ka thënë Timberale policit.