Këngëtarja e famshme dhe i dashuri 7 vite më i ri tregojnë muskujt
09 nëntor 2020
| 12:34
Vetëm pak ditë më parë ata festuan një vjetorin e lidhjes së tyre, e në rrjetet sociale nuk munguan dedikimet romantike për njëri-tjetrin.
Është fjala për këngëtaren e famshme, Nicole Scherzinger dhe partnerin e saj 7 vite më të ri, Thom Evans. Ata duke gjithnjë e më të dashuruar me njëri-tjetrin.
E kështu janë shfaqur edhe të dielën, teksa kanë pozuar me rroba banje në plazh. Këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls” dhe 35-vjeçari treguan format e tyre trupore super në formë.
42-vjeçarja poston herë pas here në “Instagram”-in e saj, foto apo video ku të dy shfaqen duke bërë palestër edhe në kushte shtëpie. E rezultati duket qartë, që të dy janë në super formë dhe me muskuj.