Këngëtarja e famshme i vë “flakën” rrjetit me bikinit e vogla
14 janar 2021
| 12:55
Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka “tërbuar” 4.7 milionë ndjekësit e “Instagram”-it me pozat super seksi që ka postuar së fundmi.
42-vjeçarja e cila ndodhet me pushime së bashku me të dashurin, Thom Evans, dhe motrën e saj, ka gjetur mënyrën më të mirë për të kthyer gjithë vëmendjen nga ajo.
Nicole ndau me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet e shtrirë në rërë me një palë bikini të vogla për format e saj trupore.
Me këto poza “hot”, këngëtarja e famshme tregoi rezultatet e ushtrimeve që bën herë pas here me partnerin e saj, 7 vite më të ri. Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, ata tregojnë se ushtrohen shumë për të patur një trup në formë. E këtë e tregojnë mjaft bukur edhe pozat e postuara nga këngëtarja e famshme.