Këngëtarja e famshme shqiptare “tërbon” rrjetin me pozat e fundit

08 dhjetor 2021 | 11:08

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes. 32-vjeçarja komentohet shumë nga publiku qoftë me hitet që publikon apo qoftë me postimet e shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja e famshme pozoi me një kostum sportiv ngjyrë portokalli dhe për ta bërë akoma më pikant postimin, i vendosi mbishkrimin: “Ky postim duket i jashtëligjshëm”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, videot ku Bebe kërcen nën ritmet e këngëve shqiptare, në një dasmë u bënë virale. Këngëtarja asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e saj, përkundrazi i ka prezantuar shpesh ndjekësve të saj pjesë nga tradita shqiptare.

“Postim i jashtëligjshëm”/ Këngëtarja e famshme“Postim i jashtëligjshëm”/ Këngëtarja e famshme“Postim i jashtëligjshëm”/ Këngëtarja e famshme“Postim i jashtëligjshëm”/ Këngëtarja e famshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…