Këngëtarja e njohur “çmend” pushuesit në jug të Shqipërisë
04 gusht 2021
| 11:30
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar se prej disa ditësh ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë. E duke qenë se është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, sigurisht që nuk mund të mungonin fotot ku shfaqet me bikini.
Ditën e sotme, Beatrix ka pozuar e shtrirë në një shezlong, e veshur me rroba banje të bardha. “Po aq e lirë sa oqeani”, ka shkruar këngëtarja e njohur bashkëngjitur me pozat që sapo u publikuan morën mijëra pëlqime.
Ndërsa kujtojmë se projekti i saj më i fundit muzikor mban titullin “By my side” dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e saj të shumtë.