Këngëtarja e njohur flet për bashkëshortin: Të paktën ishte i bukur që të bënte…
Këngëtarja e dashur për publikun, Albërije Hatërgjonaj, ishte sot e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku rrëfeu rreth marrëdhënies që ka me babanë e fëmijëve. Ata kanë patur një martesë të gjatë, e cila përfundoi me ndarje.
“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, u shpreh këngëtarja e njohur.
E pyetur për kohën kur kanë qenë të martuar, nëse ai e ka kufizuar në veshje, Albërije thqa: “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.
Ndërsa me humor, këngëtarja shprehet se të paktën ishte i bukur që të bënte edhe fëmijë të bukur. “Unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”, tha ajo.