Këngëtarja e njohur ndihet si princeshë e rrethuar nga një skuadër me djem

14 mars 2021 | 13:12

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, prej kohësh bashkëpunon me një skuadër djemsh, të cilët tashmë janë njësoj si familja e saj. E duket se në mesin e tyre, ajo ndihet tamam si një princeshë.

Kjo për faktin se ata kujdesen në maksimum për artisten. Një gjë të tillë e ka dëshmuar vetë Dafina përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një video në të cilën menaxheri dhe bashkëthemeluesi i labelit “Moneyz”, Pëllumbi, shihet duke i drejtuar flokët Dafinës me një pjaster. Dafina ka treguar se ndihet me shumë fat që djemtë kujdesen edhe për të tilla detaje për të.

“Unë jam e vetmja vajzë në skuadër dhe gjithmonë marr gjithë ndihmën që dua”, ka shkruar Dafina përkrah videos.

Këngëtarja e njohur gjithashtu ka zbuluar se ditën e sotme në orën 18:00 do të publikojë projektin e shumëpritur.

Ajo ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi bardh e zi, në të cilin shfaqet duke ecur përkrah disa njerëzve. Kënga e re do të mbajë titullin “Duro” dhe Dafina ka zbuluar se do të ketë në fokus problemet me shëndetin mendor.

E rrethuar nga një skuadër me djem, këngëtarja e njohur

E rrethuar nga një skuadër me djem, këngëtarja e njohur

E rrethuar nga një skuadër me djem, këngëtarja e njohur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar numërimi i votave për tre kandidatët për kryetar…