
Këngëtarja ikonike është idhulli numër 1 muzikor i gjeneratës Z
Edhe pse albumi i saj i fundit u publikua në vitin 2016, Rihanna mbetet artistja më me ndikim për gjeneratën Z. Sipas raportit të Luminate 2024, arkivi i saj muzikor vazhdon të dominojë tregun ndërkombëtar, duke kryesuar listën e preferencave të dëgjuesve më të rinj.
Me muzikën e saj që kryeson listat ndërkombëtare, veçanërisht në tregje si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca, Rihanna vazhdon të ruajë rolin e saj si një ikonë globale.
Sigurisht, ndikimi i saj, siç e dimë të gjithë, nuk kufizohet vetëm në muzikë. Nëpërmjet bashkëpunimeve me markat kryesore, këngëtarja dhe sipërmarrësja ka arritur të përforcojë tërheqjen e saj me krijimin e linjës së produkteve të bukurisë, duke krijuar kështu reputacionin e saj si një personalitet me ndikim që shtrihet përtej diskografisë.
Rihanna e filloi karrierën e saj muzikore në vitin 2005 me albumin “Music of the Sun”. Në vitin 2007 ajo publikoi albumin “Good Girl Gone Bad”, me këngën ikonike “Umbrella”, e cila “vulosi” suksesin e saj si një yll të popit botëror. Gjatë gjithë viteve 2010, ajo vazhdoi të publikonte albume të suksesshme, ku i fundit ishte ‘Anti’ në 2016.
A post shared by WMV® (@worldmusicviews)