Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan viziton Prekazin për 28 Nëntor

29 nëntor 2023 | 13:15

Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar pasi ka interpretuar disa këngë shqipe.

E së fundmi këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, bëri një performancë të mahnitshme të hitit të Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”.

E njëjta me rastin e Ditës së Flamurit ka ardhur në Kosovë dhe ka vizituar Prekazin.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Ajo madje në njërën prej fotografive shihet duke e bërë edhe shqiponjën me duar.

“Urime 28 Nëntori, gjithë shqiptarëve”, shkruan në postim.

“Jam e lumtur të ndaj emocionet e mia me ju. Ju dua”, shtoi mes tjerash artistja nga Rumania.

Veç kësaj, Andreea ka një vokal të veçantë dhe pëlqehet jashtëzakonisht nga shqiptarët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni nuk lëshon kreun në Konferencën e Lindjes, duke fituar…