Këngëtarja rumune: Në Kosovë ka vende të mrekullueshme, më pëlqen ushqimi
Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, ka marrë vëmendje të madhe gjatë vitit të kaluar te populli shqiptar.
Ajo në një intervistë dhënë për Telegrafin ka rrëfyer lidhjen me Kosovën, vizitën në disa vende e po ashtu edhe për gjërat e tjera që i kanë bërë përshtypje.
Artistja e famshme thotë se brenda një viti ka qenë katër herë në vendin tonë, Kosovë.
“Në vetëm një vit e kam vizituar Kosovën tashmë katër herë. Ju keni vende të mrekullueshme. Krahas Prishtinës kam vizituar edhe Gjakovën, Pejën dhe Prekazin. Secila prej tyre ka bukurinë dhe emocionin e vet”, u shpreh ajo.
Bukuroshja tutje vazhdoi: “Mezi pres të eksploroj më shumë Kosovën! Gjithashtu, njerëzit më pritën me respekt dhe ngrohtësi. Kemi kënduar rrugëve, kemi kërcyer, kemi qeshur. Ishte e mahnitshme! Dhe ajo që unë gjithashtu dua në vendin tuaj, është ushqimi juaj tradicional i cili është i mahnitshëm! Të preferuarat e mia janë lëngu me speca dhe lëngu me suxhuk me pogaqe”.
Andreea u bë e njohur pas interpretimit të disa këngëve të artistëve shqiptarë, si ‘Zemër’ të Dhurata Dorës.
E njëjta premtoi edhe shumë surpriza për tashmë vitin e ri, 2024.