Këngëtarja shqiptare “çmendet” pas postimit të Kim Kardashian
Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka përfunduar në profilin e Instagram-it të Kim Kardashian. Aryseja?
Femra më seksi, e cila që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj këngën më të fundit të Anxhelinës, “Precious”.
“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, shkruan ylli i “Keepiing Up With The Kardashians” në videot që ka postuar këngën e Hadërgjonajt.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse Kardashian ka publikuar projektin e fundit muzikor të artistes shqiptare.
Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën, sepse jo të gjithë arrijnë të njihen nga Kim Kardashian dhe aq më tepër të kenë një postim të dedikuar në profilin e saj në “Instagram”.
“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit
Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkruan Anxhelina.
Këngëtarja u rikthye me “Precious” pas 9-vitesh mungesë në tregun muzikor dhe përfundimisht tashmë mund të themi se pritja ja ka vlejtur.