Këngëtarja shqiptare: Emrin tim e shes vetëm për 10 milionë euro
Këngëtarja Rovena Dilo ka rrëfyer se ka pasur çdo vit kërkesë për t’u bërë pjesë e reality show “Big Brother Vip”, por theksoi se i ka refuzuar.
Artistja u shpreh se ka zgjedhur të mos jetë pjesë e këtij formati, pasi nuk dëshiron që të bëhet kurrë “Rovena e Big Brother-it”.
Ajo theksoi se emrin e saj do e shiste vetëm për 10 mln euro, por shtoi se kaq para nuk t’i jep askush.
“Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në Big Brother VIP. Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në Big Brother VIP, por unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë, sepse unë e dua shumë emrin dhe mbiemrin tim. Pra unë jam Rovena Dilo dhe unë nuk dua kurrë të bëhem Rovena e Big Brother-it.
Nuk do ta shisja këtë ose do ta shisja me 10 milionë euro që askush nuk t’i jep, jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës, kështu që jam shumë në rregull. Aq më keq pastaj Love Island. Love Island është një program që… nuk e di, kaq e mirë informuar jam unë.
Nuk ma merr mendja që në BBV ka ndonjë këngëtar. S’është për mua ky lloj formati. Në Shqipëri nuk para ndjek shoëbizz sepse i njoh njerëzit në përgjithësi”, u shpreh këngëtarja në “Aldo Morgnin show”.