
Këngëtarja shqiptare kthehet në kukull suedeze (Foto)
03 gusht 2018
| 12:05
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kejsi Tola, është kthyer në një kukull miniaturë me veshjet nga performanca e saj në Eurovision 2009. Ajo është bërë pjesë e një ekspozite në një muze në Suedi dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo në një postim në llogarinë e vet në “Instagram”.
Miniatura është në Stockholm tek “ABBA The Museum” që është krijuar për bandën e ‘pop’-it “ABBA” dhe herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën. Aty përfshihen arritjet e këngëtarëve, prandaj Kejsi është një ndër ta pasi ia doli të bëhej pjesë e “Eurovision”-it vetëm pak kohë pasi hyri në tregun e muzikës.