Këngëtarja shqiptare: Më ka shkruar Nicky Jam, ja lashë seen

01 shkurt 2021 | 00:51

Këngëtarja shqiptare, Keisi Medini, ka folur për jetën e saj private. Keisi për herë të parë ka rrëfyer edhe për ngacmimet që merr në rrjetet sociale. Ajo tregoi një rast kur e ka ngacmuar, Nicky Jam, këngëtari me famë botërore, bashkëpunëtor i yllit Maluma.

Ka patur ndonjë rast që ndonjë fans, të ka trembur?

Po, ishte një rast që ka ndodhur disa kohë më parë. Isha në Bllok, me shoqet e mia dhe një djale që ishte fans, vjen dhe më prek në shpatull, pa më folur.

Unë u tremba, më pas më tha: Ti je Keisi? Po i thashe. Ai dëshironte një foto, por më trembi shumë nga mënyra si erdhi dhe u prezantua.

Më vonë kur u largova me shoqet nga lokali, na ndoqi në mes të natës. Erdhi më mori babi me makinë, dhe vetëm kështu u qetësova.

Kam një sfidë për ty. Më trego mashkullin më të famshëm me të cilin ke flirtuar?

Në fakt, ka flirtuar ai me mua. Është i famshmi Nicky Jam. Më shkruajti ai i pari.

Ajo publikoi dhe mesazhin e këngëtarit që ishte një emoji në formë zemre. “Ia lashë seen unë, kështu bëjnë këta”-tha Keisi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë sesa t’i bashkojë vendet në një front të…