Këngëtarja shqiptare shërohet nga Covid-19, nis pushimet
10 gusht 2020
| 10:34
Këngëtarja Adelina Thaçi rezultoi pozitive me Covid-19 në fillim të korrikut, por duket se tashmë e ka mposhtur virusin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se tashmë ka nisur edhe pushimet me familjen.
“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, ka shkruar ajo, duke lënë të nënkuptohet se e ka fituar betejën me virusin. Më 8 korrik këngëtarja zbuloi se ishte infektuar nga koronavirusi dhe kishte simptoma si lodhje, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe.