Këngëtarja Taylor Swift bëhet aktore

03 qershor 2021 | 12:05

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, i është bashkuar kastit të aktorëve të filmit të ardhshëm të regjisorit, David O. Russell, i njohur për realizimin e filmave të suksesshëm Hollywood-ian, “Silver Linings Playbook” dhe “American Hustle”.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se xhirimet tashmë kanë përfunduar. Swift i është bashkuar yjeve të njohur të kinematografisë si Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington, Robert De Niro, Rami Malek, Mike Myers e të tjerë.

Russell në këtë film të ardhshëm luan rolin e regjisorit dhe skenaristit, duke shënuar kështu projektin e tij të parë të filmit me metrazh të gjatë që nga ai i vitit  2015, “Joy”. I vetmi detaj i konfirmuar rreth këtij projekti është se ai do të lancohet nga studio “20th Century”, që është pjesë e kompanisë “Disney”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Taylor Swift-it pas filmit të vitit 2019, “Cats”, i cili ishte adaptuar nga muzikali i Andrew Lloyd-Webberit projekt për të cilin, këngëtarja me famë botërore kishte kompozuar  një këngë origjinale me titull, “Beautiful Ghosts”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një…