Kennedy Jr. kandidon si i pavarur në SHBA
10 tetor 2023
| 21:32
Ambientalisti dhe aktivisti kundër vaksinave, Robert F. Kennedy Jr ka konfirmuar se do të garojë për president të SHBA-së si kandidat i pavarur teksa është tërhequr nga gara brenda partisë demokrate.
Kennedy ka thënë se kështu ka deklaruar pavarësinë nga korporatat, mediat dhe dy partitë kryesore të SHBA-së.
Kennedy, anëtar i një prej familjeve më të famshme të demokratëve në politikë, më shumë favorizohej nga republikanët sesa demokratët, por është e paqartë nëse përkrahjen republikane do ta merrte nëse do të garonte edhe kundër Donald Trumpit.
Aleatët e presidentit Joe Biden kanë thënë se fushata e Kennedyt nuk është serioze.