Keown, Arsenalit: Shiteni Lacazetten dhe Aubameyangun

06 mars 2020 | 14:45

Fituesi i titullit dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Martin Keown beson se Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang duhet të shiten këtë verë.

Të dy sulmuesit thuhet se mund të kërkojnë një largim nga “Emirates” nëse Arsenali përsëri nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, kjo nuk i bënë përshtypje ish-kapitenit, Keown, i cili mendon se të dy duhet të shiten në verë.

“Vendimet kryesore duhet të merren me Aubameyang dhe Lacazette. A do të qëndrojnë apo jo? A duhet që Arsenali të përballet me mundësinë e humbjes së Aubameyang?”, ka thënë Keown për “Goal”.

“Unë nuk do të doja ta shihja ata të largoheshin, por nuk duan as të pengohen”, përfundoi ish-kapiteni i londinezëve. Marrëveshja e Aubameyang skadon në vitin 2021, ndërsa ajo e Lacazette deri në 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth bastisjes në Telekomin…