Kepa refuzon të largohet nga fusha, përplaset me Sarrin
Minutat e fundit të finales së Kupës EFL në Angli mes Manchester Cityt dhe Chelseat kanë sjellë një ngjarje të pazakontë në futbollin anglez.
Portieri i “Bluve”, Kepa Arrizabalaga, refuzoi të largohej nga fusha për t’i liruar vendin Wilfred Caballeros që të ishte në portë për penaltitë, pas kohës së rregullt dhe lojës shtesë, ashtu siç urdhëroi trajneri Maurizio Sarri.
Sarri dhe Arrizabalaga u përplasën në fushë, por Kepa insistoi që të mbetej në portë. Ai megjithatë në fund nuk doli i suksesshëm pasi priti vetëm një penalti të Cityt gjë që s’mjaftoi për të fituar Kupën, pasi dy lojtarë të Chelseat huqën penaltitë.
VIDEO: Maurizio Sarri tries to substitute Kepa Arrizabalaga but the goalkeeper refuses to come off.
The disrespect!pic.twitter.com/WaP2BborO4
— Futbol World (@FutbolWorId) February 24, 2019