Këpuca e Artë e Kupës së Amerikës do të riemërohet në shenjë nderimi për Agueron
26 dhjetor 2021
| 12:46
Kupa e Amerikës (CONMEBOL) ka vendosur të nderojë ish-sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero.
Aguero është pensionuar gjatë këtij muaji nga bota e futbollit, pas një problemi me zemrën (aritmi).
Karriera e tij e lavdishme ka përfunduar më herët sesa planifikohej, por emri i tij nuk do të mbetet pa nderimet e merituara.
Raportime nga “Manchesterevening” bëjnë të ditur se Kupa e Amerikës ka vendosur të riemërojë çmimin e Këpucës së Artë, përcjell lajmi.net. Krejt kjo do të bëhet në shenjë nderimi për Sergio Aguero.
Nga turneu i ardhshëm, lojtari me më së shumti gola në kompeticion do të fitojë trofeun “Sergio Aguero”.