Këpucët e Churchill shiten në ankand me çmimin marramendës
Një palë këpucë kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afër 40 mijë dollarë.
“Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij ‘WSC’, datojnë nga viti 1950”, ka shkruar “BBC”-ja.
Këto këpucë, Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955.
Ata ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga ankandistët Bellmans të Sussexit.
Fillimisht pritej që të shiteshin me çmimit 15 mijë dollarë, por në fund u blenë për 39 040 dollarë.
Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka shërbyer si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955.
Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchilli ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.
Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchilli luftoi në Indi, në Sudani, etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez.
Në krye të skenës politike për rreth 50 vjet, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet.