Keqbërësit e dëmtojnë pllakën e UÇK-së në Ujezë
Gani Nuha, Bekim Shyti e shumë ish luftëtar të lirisë, me 9 maj 2024, në shenjë respekti për kontributin e dhënë të shumë familjeve të Tropojës, por dhe për ditën e rënies së komandantit të UÇK-së, Ilir Konushevci, kanë vendosur pllaka në shenjë nderimi e respekti në shtëpitë, familjarët e të cilëve kanë dhënë kontribut por dhe nëpër pikat ku ishin bazat e improvizuara të UÇK-së, gjatë luftës 1998/99. E njëjta pllakë (guri), ishte vendosur edhe në Ujezë në territorin e Shqipërisë afër Rrasës së Zogut dhe Koshares e që me 10 maj një grup prej më shumë se 100 ish luftëtarëve e kishin përuruar, por disa dashakëqijtë këto ditë e kanë dëmtuar pllakën me embleme të UÇK-së. Faqja e grupit të alpinistëve të cilët janë edhe ish-pjesëtar të UÇK-së, përmes faqet se tyre në “Facebook”, kanë treguar se Guri i vendosur në Ujezë është dëmtuar me armë.
Njoftimi i plotë”
Çfarë logjike, ndërtimi prej njeriu do të duhej të ketë një njeri, me logjikë të tillë që ta godasë gurin, pllakën falënderuese për banorët e asaj pjese dhënë në vitin 1998/99. Dje Shoqata jonë rrugëtoi këtë shteg por kur pamë pllakën më të vërtetë u dëshpëruam shumë se si dora e njeriut e kryen një akt të tillë të shëmtuar. Pllaka, guri falënderues ishte vendosur me datë 9 maj ditën e rënies së Ilir Konushevcit, ndërsa luftëtarët që përshkuan këtë rrugë me datën 10 maj 2024 zbuluan, përuruan pllakën. Ne do të dëshironim që ky gur identifikues/falënderues të jetë nën mbrojtjen e Shtetit Shqiptar dhe që akterët të dënohen për përdhosje e shkatërrim të vlerave më sublime të shtetit!