Keqpërdorimet me patentë shoferë, u shkëputet kontrata tre ekzaminerëve

25 janar 2024 | 21:08

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Ditëve në vazhdim do të prezantojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka thënë Durmishi.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi ka humbur jetë si…