Keqpërdorimet me subvencione, Hoti: Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione

24 shkurt 2021 | 15:15

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimeve të sotme lidhur me keqpërdorimet me subvencionet bujqësore.

Ai ka kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë, derisa ka thënë se këta njerëz nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur…