Keqpërdorues të uniformës së UÇK-së kanë kryer krime

25 prill 2020 | 08:40

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar ndaj linçimeve që iu bënë këtij të fundit, pasi në emisionin Frontal të T7 akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte. Gashi nuk e tërhoqi deklaratën, por dha shpjegime duke thënë se  “unë nuk ka thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së”, ka shkruar Gashi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gashit:

Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.

Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.

E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.

Për fund, ju lus ta shpërndani këtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radio Televizioni i Serbisë i ka dhënë jehonë të madhe…