Kërçeli: Një deputet i LDK-së ka shpenzuar mbi 10 mijë euro derivate

06 shkurt 2022 | 16:30

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk bëhet fjalë për ish-deputetin Blerim Grainca.

“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë meditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro.  5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë.  Transparencë deri në fund! (Nuk bëhet fjalë për ish deputetin Blerim Grainca)”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në janar të vitit 2021, kishte rreth 60 miliardë metra…