Kërçeli njofton se janë vendosur pajisje të reja elektronike në Kuvend
15 korrik 2024
| 13:03
Salla e Kuvendit të Kosovës është në rinovim e sipër ndërsa shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka njoftuar se tashmë veçse janë vendosur pajisje të reja elektronike për votim dhe mikrofonë.
“Pas 21 vitesh po ndërrohen pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ilir Kërçeli në “Facebook”.