Kërcënimet me bombë në Francë, qeveria rrit masat e sigurisë në aeroporte dhe hekurudha
22 tetor 2023
| 16:43
Franca, e cila tashmë është vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste, do të forcojë masat e sigurisë në aeroportet përreth Parisit, por edhe në hekurudhat, siç tha sot ministri i Transportit Clement Bonn.
Patrullat në aeroportet e Parisit do të rriten me 40%, ndërsa stafi në kompaninë kombëtare të hekurudhave (SNCF) do të forcohet me 20%.
Kujtojmë se dhjetëra aeroporte franceze kanë qenë në ditët e fundit “shënjestër” e kërcënimeve të rreme me bomba, ku ministri francez i transportit paralajmëroi se personat që janë përgjegjës do të “rrezikojnë dy deri në tre vjet burg dhe gjobë prej dhjetëra mijëra eurosh”.