Kërcënimet për luftë bërthamore, SHBA porosit rreth 300 milionë dollarë ilaçe kundër rrezatimit nuklear
Qeveria amerikane ka shpenzuar 290 milionë dollarë për ilaçet kundër rrezatimit, teksa kërcënimi për luftë bërthamore rritet.
Lufta në Ukrainë ka shkuar keq e më keq për forcat ruse me goditjen e fundit, shkatërrimin e pjesshëm të urës së Kerçit, që vjen vetëm një ditë pas ditëlindjes së Presidentit Putin.
Ndërsa konflikti zvarritet, shumë kanë frikë se Putini do të lëshojë armë më vdekjeprurëse si armët kimike ose sulmet taktike bërthamore.
Investimi i SHBA-së në përgatitjen e luftës bërthamore vjen në kohën e asaj që Presidenti Biden e ka përshkruar si rrezikun më të lartë bërthamor që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962. Por, qeveria tha se blerja e pilulave Nplate nuk kishte asnjë lidhje me të.
Një zëdhënës i Departamentit të Shërbimeve Njerëzore në Uashington, i cili njoftoi vendimin, i tha Daily Telegraph: “Kjo është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për gatishmërinë dhe sigurinë radiologjike. Nuk është përshpejtuar nga situata në Ukrainë.”
Pilulat Nplate përdoren për të trajtuar sindromën akute të rrezatimit, një nga kërcënimet më të rrezikshme të shkaktuara nga shpërthimet bërthamore.