Kërcënimi i zyrtarëve të opozitës, Haradinaj: Te merren dhe trajtohen seriozisht nga organet e rendit

19 janar 2023 | 16:34

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas informatave pas kërcënimin e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të këtyre dy partive.

Haradinaj ka thënë se këto kërcënime duhet të merren seriozisht dhe të trajtohen me profesionalizëm nga organet e rendit.

“Çdo kërcënim ndaj kujtdo qoftë, duhet të merret seriozisht e të trajtohet me profesionalizëm nga organet e rendit. Në faza të ndryshme na ka rastisur edhe neve, edhe mua personalisht, që të përballeshim me kërcënime nga më të ndryshmet, kërcënime edhe me jetë. Edhe atëherë kur informatat për kërcënime na kanë ardhur në rrugë zyrtare, apo edhe nga burime të tjera, nuk e kemi alarmuar opinionin publik. E para që të mos i dëmtonim hetimet dhe e dyta që të mos shkaktonim ngarkesë të panevojshme tek opinioni publik! Do të ishte politikisht jo korrekte dhe e dëmshme madje, sikur përfshirja e opinionit publik në këtë temën e kërcënimeve ndaj figurave publike, të shfrytëzohej për t’i hequr nga vëmendja e popullit, qoftë edhe përkohësisht, temat e interesit popullor, siç janë; problemet ekonomiko-sociale e ato politike, apo edhe defektet e mëdha në politikën e jashtme të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare për votimin…