![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/aeroporti-1.jpg)
Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi nga Serbia me gjuhë arabe
Emaili që ka ardhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe.
Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.
Kështu tha për Kosovapress një burim nga institucionet e sigurisë.
Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadër ruga e mërgimtarëve shqiptarë, në anën serbe të kufirit në Merdar, Serbia ka dashur ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.
Megjithëse, emaili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se bëhet fjalë për një email të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë dyshuar se format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia. Rasti i djeshëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend.