Kërcënohet deputeti Fisnik Ismaili
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është kërcënuar pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një porosi të pazakonshme.
Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njëjtën shihet deputeti Ismajli, duke punuar në zyrën e tij.
I kontaktuar nga portali Periskopi, deputeti Ismaili ka thënë se gjendet në polici.
“Jam në polici për momentin ” ka thënë shkurt Ismaili për portalin Periskopi.
Për rastin e Ismailit është prononcuar edhe policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rrugën ‘Ali Kelmendi’ Prishitnë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.