Kërcënohet deputetja Adriana Matoshi

01 tetor 2021 | 08:05

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka thënë se është cak i kërcënimeve.

Sipas saj, kjo po ndodh për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të të drejtave të grave.

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi.

 

Reklamë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjykimin që po zhvillohet ndaj të akuzuarit Goran Stanishiq…