Kërcënohet deputetja Albena Reshitaj
18 tetor 2023
| 15:15
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka bërë me dije se sot është kërcënuar dy herë.
“Unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet”, ka shkruar në “Facebook” Reshitaj.
Ajo ka thënë se le ta kuptoj kushdo se nuk munden që ta kërcënojnë dhe as ta shantazhojnë. “Vendimet e mia do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar deputetja Reshitaj.