Kërcënohet deputetja e Vetëvendosjes
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi, thotë se është bërë cak i kërcënimeve, për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
Matoshi në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka thënë se është e angazhuar që t’u jap ndihmë grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.
Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush.
https://www.facebook.com/792648959/posts/10159835598708960/?d=n