Kërcënohet drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi
07 dhjetor 2018
| 23:21
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e sontme.
Këtë për “Klan Kosova” e ka konfirmuar edhe policia.
“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë është hapur një rast kanosje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th. mashkull – shtetas i Republikës së Kosovës. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka shtuar ajo.