Kërcënohet Duda Balje

26 mars 2021 | 20:15

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se sot ka pranuar tri telefonata kërcënuese.

“Dëshiroj t’ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ‘kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës!'”, ka shkruar Balje në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i saj:

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT!

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar “kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!
Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai “dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës.
I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj.
Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!
Duda

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur krijimin e zonës doganore për…