Kërcënohet Faton Topalli, kërcënuesin e quan aktivist i LV-së

16 maj 2020 | 09:38

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokratë në zgjedhjet e fundit, Faton Topali, në rrjetin social “Facebook” është kërcënuar nga një person me emrin Burim. Madje Topalli pretendon se personi që e kërcënoi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Burimi e ka sharë edhe familjen e Topallit dhe ka thënë se e njeh mirë Topallin dhe se, nëse vjen në lagjen Dardania, do të pësojë fizikisht nga ai.

Topalli i ka replikuar Burimit në koment, por nuk e ka ofenduar.

“Më vjen keq Burim. Unë nuk jam kaq i zoti në të shara si ju aktivistët e LVV nga Diaspora. Të rujt zoti”, i ka replikuar Topalli.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pandemisë dhe mungesës së solidaritetit BE-ja gjendet…