Kërcënohet kryeministri Kurti

27 tetor 2021 | 20:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, andaj është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai në një përgjigje për KosovaPress.

KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por që kanë thënë se nuk mund të japin sqarime.

Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44,…