Kërcënohet me jetë Agim Bahtiri dhe familja e tij
16 tetor 2020
| 13:28
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë, gjë që ka ngjallur shqetësim.
Burime të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur një person e ka kërcënuar për disa ditë radhazi kryetarin Agim Bahtiri.
Veriu.info mëson se Policia e Kosovës është alarmuar dhe po kujdeset për mbrojtjen e kryetarit të Mitrovicës, i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, prej marrjes së mandatit të tij në vitin 2013, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, vazhdimisht ka potencuar se është perballur me grup mafioze në Mitrovicë.