Kërcënohet me jetë deputetja e PDK-së
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për shoqërinë kosovare edhe si këngëtare është kërcënuar me vdekje përmes rrjeteve sociale.
Një qytetar i identifikuar me emrin Shpend Dushi ka shkruar në profilin e tij në Facebook “Eliza Hoxha je e vdekur”.
Mësohet se ky kërcënim ka ndodhur ditën kur është rrëzuar qeveria.
Atë e ka bërë publike edhe vetë e kërcënuara, duke thënë:
“Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…
Liria me lincu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.
Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër. Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve.
P.S. Me mendu ndryshe, me përfaqësu diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet…”