Kërcënohet me jetë Ermal Panduri
Ermal Panduri permes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka treguar për një kërcnim që i ka ardhur përmes një postimi dhe në mesazhin e tij.
Këtë e ka bërë të ditur ku ka publikuar postimet me foto:
Ky djali po me kercenon me jete, po ma shan’ krejt familjen!
“Ky djali po me kercenon me jete, po ma shan’ krejt familjen!
Si ky jane shume, poooor te miret jane me shume!
Ilir,
RTV Dukagjinit i dihet adresa! Nderkohe une jetoj ne Prishtine, ne rrugen Lordi Bajron! H1/45!
Te presim une edhe familja ime, hajde pijm çaj”, ka shkruar Panduri.
Lidhur me ketë ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Reagimi i plotë i AGK-së.
AGK: Kërcënimi ndaj Ermal Pandurit i papranueshëm dhe shqetësues
PRISHTINË, 08.09.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me shqetësim ka marrë lajmin për kërcënimet në drejtim të gazetarit, njëherësh drejtuesit të RTV Dukagjinit, Ermal Panduri.
Panduri ka njoftuar se është duke u kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërcënues në drejtim të tij.
“Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Panduri.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes në rrjete sociale në drejtim të gazetarëve, janë duke u shpeshtuar dhe po bëhen çdo herë e më serioze.
Për AGK-në janë të papranueshme kërcënimet dhe ofendimet që ka pranuar Panduri. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me rastin në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se kërcënimet e tilla e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.
AGK u bën thirrje kolegëve tanë që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.