Kërcënohet prokurori në Prishtinë, arrestohet një person
05 korrik 2024
| 10:29
Një person është arrestuar të enjten pasi kishte kërcënuar një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Sipas PK-së i arrestuari nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe të veshur kishte një jelek antiplumb.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.