Kërcënohet specialisti i kardiologjisë në QKUK, reagon ShSKUK-ja

25 qershor 2022 | 21:47

Mbrëmë, një specialist i kardiologjisë, B.G u kërcënua në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.

ShSKUK-ja ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre përmes faqes së SHKUK-së në “Facebook”.

ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arlinda Kërçeli,…