Kërcënohet Xhevdet Qeriqi
Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit i për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, ka marr sot një kërcenim nga një person ende i paidentifikuar. Ati ju tha se po i dërgohet një dhurat për zyren nga një person nga diaspora por në fund permes mesazheve I njëjti ofendoi e kërcenoi Qeriqin.
Shumicen e këtyre pikturave në zyren e tij janë sjellur si dhurata nga ata që i janë mirënjohës organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për punën e bërë në lirin e vendit.
E një dhuratë për zyren iu tha se do t’i bëhet edhe gjatë kesaj të enjte, Kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqit.
Një person i cili ishte prezantuar e që vinte nga diaspora gjatë kësaj të enjte e lajmëroi Qeriqin se ka nisur një dhurat për në zyrën e tij.
“Unë isha rruges tu shku të një bashkluftetar për një ngushëllim, me therret një person në telefon, thotë jam filan filani nga Zvicra jam nga Presheva edhe thotë ja kum dergu një lloptop dhe një telefon për zyre dhe thotë se ka mbetë vetëm posta më ju dergu”, tha Xhevdet Qeriqi.
Çdo gjë ndryshoi kur Qeriqi e morri një telefonat tjetër nga një person që i tha se është nga Presheva.
Për të cilin kreu i shoqatës së Invalidëve thotë se u shtantazhua.
“Nuk e dita që është i asaj pjese ma vonë e pash që është i Preshevës, me lahmërohet një djal thotë kshtu kshtu duhet me ba pagesen pasi janë nga posta. Meniherë e pash që ëshë një lojë e tyre dhe me pas ma dergon një emer të një serbit dhe më shkrun ne mesazh se krejt ketë e ka bërë për mem shantazhu”, tha Qeriqi.
Pas refuzimit të Qeriqit për pranim të kinse dhuratës, ai thotë se ka marr mesazhe kërcnuese dhe ofendime nga personi në fjalë.
Keto ai I dëshmon edhe me mesazhet që i ka marrë, gjuha e cila është përdorur është mjaftë e ashpër.
Keto mesazhe, Xhevdet Qeriqi thotë se do t’i paraqes edhe në Policinë e Kosovës.