Kërcënoi studenten që raportoi rastin, arrestohet ish roja i konvikteve në Prishtinë që futej në dhomat e vajzave

21 dhjetor 2022 | 10:37

Ish roja në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Hysni Gashi, u bë kryefjalë në mediat vendore gjatë javës së shkuar, pasi u raportua se disa studente janë shprehur të shqetësuara nga prania e tij brenda hapësirave të konviktit.

Gashi i cili si rezultat i denoncimit u suspendua nga puna, dyshohet se së fundi ka vendosur t’i qërojë hesapet me vajzën e cila raportoi rastin.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 48-vjeçari është denoncuar nga studentja, V.D., e cila ka deklaruar se Gashi ka publikuar në rrjete sociale bisedat mes tyre dhe të njëjtën e ka fyer dhe kanosur me fjalë të rënda.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj Gashit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Ngacmim’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në emisionin “Context” në ATV…