Kërcënuesi i mbrëmshëm, sot: Për kokën e Kurtit s’e jap as një cent

11 prill 2020 | 11:10

Të premten nëpërmjet rrjetit social “Facebook” është kërcënuar me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Menjëherë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, partitë opozitare, shoqëria civile etj.

Një person me emrin Daniel Arianitti, i cili ka një llogari të hapur në “Facebook”, ka shkruar mbrëmë se jep dëmshpërblim prej 10 milionësh [pa specifikuar se çfarë] në këmbim “të kokës së Albinit”. I njëjti është paraqitur sot dhe ka shkruar një shkrim, duke u arsyetuar se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Ai thotë se e ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ia duan të keqen Kurtit.

Ja çfarë ka shkruar Daniel Arianitti:

“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?

Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka”(sic.), ka shkruar Daniel Arianitti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera.…