Kërcet grushti në parlamentin italian, deputeti bie në tokë nga goditja (VIDEO)
Deputetët italianë janë përfshirë në konflikt fizik ditën e sotme gjatë seancës parlamentare.
Teksa ishte duke u diskutuar një projektligj, deputeti i partisë Lëvizja 5 Yjet, Leonardo Donno, kishte marrë një flamur për t’ja vendosur ministrit, por gjatë rrugës është goditur me grusht nga disa deputetë Lega Nord dhe është rrëzuar në tokë.
Ai nuk është ndjerë mirë dhe është nxjerrë jashtë parlamentit me karrocë.
Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.
Escenes d’esquadrisme feixista al parlament italià: un grup de diputats d’extrema dreta s’han abraonat contra un diputat del M5E q protestava pacíficament. Un de la Lega li ha clavat cops de puny al cap, l’ha fet caure i se l’han endut amb cadira de rodes.pic.twitter.com/7sSRudS4J0
— Alba Sidera (@albasidera) June 12, 2024