Kërcyesit më të mirë në elitën e basketbollit
14 xhirot e stinorit vjeshtor kanë dhuruar ndeshje interesante në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Edhe qendrat kanë dhënë kontribut për skuadrat e tyre respektive. Urim Zenelaj i Prizreni 16 ishte kërcyesi më i mirë i stinorit vjeshtor me 10.3 kërcime për ndeshje, duke u pasur nga tashmë ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Barret Benson me 10.2. Benson luan në Rilksi të Bullgarisë.
King i Bashkimit ka mesatare prej dhjetë pikëve për ndeshje, duke u renditur në vendin e tretë.
Në pozitën e katërt është Gëzim Morina, qendra e Golden Eagle Yllit dhe Kosovës me 8.6 asistime për ndeshje.
Pesëshen më të mirë të qendrave e përmbyll Milik Yarbrough me 8.3 kërcime për ndeshje, ndërsa ishte lojtari më i dalluar i Vreshtarëve në stinorin vjeshtor.
Top 5 kërcyesit:
Urim Zenelaj (Prizreni 16) 10.3
Barret Benson (Golden Eagle Ylli) 10.2
Immanuel King (Bashkimi) 10.0
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 8.6
Milik Yarbrough (Rahoveci) 8.3